Serbia, Spanja dhe Qipro braktisin konferencën ku merr pjesë Kosova
Delegacionet e Qipros, Serbisë dhe Spanjës nuk janë pajtuar me prezencën e Kosovës në një konferencë ndërparlamentare të mbajtur në Vjenë.
Ata kanë bojkotuar takimin pasi nuk kanë pranuar që të qëndrojnë aty ku Kosova prezantohet me flamur dhe pa fusnotë.
Një delegacion nga Kuvendi i Republikës se Kosovës, i përberë nga Haxhi Shala-Kryetar i Komisionit për Pune të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së, Elmi Reçica- zëvendës kryetar i Komisionit për Pune te Jashtme, Glauk Konjufca-anëtar i Komisionit për Pune te Jashtme dhe Rexhep Selimi- zëvendës Kryetar i Komisionit për Pune të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-se, po marrin pjesë në konferencën ndër parlamentare për Politike të Përbashkët të Jashtme dhe Sigurisë dhe për Politikë të përbashkët të Sigurisë dhe Mbrojtjes(CFSP/CSDP) nga data 11 deri 12 tetor 2018 që po mbahet në Vjenë të Austrisë.
Temat e diskutimit në këtë konference janë: Siguria, Migracioni, Kontrolli i jashtëm i kufijve, kontributi i BE-se për përmirësimin e situatës politike dhe humanitare në Siri si dhe perspektiva Evropiane për vendet e Ballkanit Perëndimor.
Por, me pjesëmarrjen e delegacionit të Kuvendit të Kosovës nuk janë pajtuar shtetet si: Serbia, Spanja dhe Qipro.
Madje, ato kanë kërkuar që të hiqet flamuri i Kosovës dhe të vendoset fusnota si kusht për pjesëmarrje.
Meqë kjo kërkesë nuk është realizuar, atëherë ato kanë lëshuar konferencën.