Serbia strehë e kriminelëve. Ja emrat

22 gusht 2021 | 20:29

Profesori Milazim Krasniqi përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka bërë publike emrat e disa zyrtarëve serbë që kanë kryer krime dhe që sot i shërbejnë Aleksandër Vuçiqit dhe Ivica Daçiqit.

Krasniqi ka theksuar se Serbia e sotme është vazhduese besnike e politikës së Millosheviqit.

Sipas tij, vetëm se BE dhe SHBA nuk po e shohin këtë Serbi.

“Serbia strehë e kriminelëve shikojeni këtë listë: Krimineli Nikolla Shainoviqi, i dënuar me 18 vjet ngaTribuali i Hagës, sapo ka dalë nga burgu është aktivizuar si zyrtar i partisë së Daçiqit. Koloneli Veselin Shlivanqanini, me të liruar na burgu, është aktivizuar në partinë e Vuçiqit. Kirmineli Vojisllav Shesheli ka vazhduar i patrazuar me vite të jetë kryetar i Partisë Radikale. Gjeneral-koloneli Vlladimir Llazareviqi, pas daljes nga burgu, për krimet që ka kryer kundër civilëve në Kosovë, u avancua në ligjërues në Akademinë ushtarake në Beograd dhe qytetar nderi i Nishit”.

“Koment: Kjo është Serbia e sotme, vazhduese besnike e politikës së Millosheviqit. Vetëm se BE dhe SHBA nuk po e shohin këtë Serbi. Po e imagjinojnë një Serbi tjetër, evropiane e demokratike. Siç kishin pasë imagjinuar se janë transformuar e demokratizuar edhe talebanët e Afganistanit!”, ka shkruar Krasniqi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria në Ferizaj, ka bërë të ditur se Policia ka…