Serbia, vendi i parë i Ballkanit Perëndimor që merr vaksinat kundër Covidit
22 dhjetor 2020
| 16:19
Serbia ka marrë dozat e para të vaksinës kundër Covid-19 të zhvilluar nga “Pfizer” dhe “BioNTech”, ka njoftuar qeveria serbe.
“Serbia është vendi i parë në Ballkanin Perëndimor që ka marrë vaksinën e zhvilluar nga ‘Pfizer’ dhe ‘BioNTech’”, ka noftuar Qeveria e Serbisë.
Gati 5 mijë doza të vaksinave të koronavirusit “Pfizer” dhe “BioNTech” janë transportuar të martën në Serbi, vendi i parë në Ballkan që mori një vaksinë kundër Covid-19.
Pamjet kanë treguar një aeroplan duke shkarkuar 4 875 doza vaksinash. Vaksinat më vonë janë dërguar në Institutin e Virologjisë dhe Vaksinave të njohur si “Torlak”, në Beograd.
Serbia pret që në janar të vitit 2021 t’i merr edhe 21 mijë doza të vaksinës “Pfizer” dhe “BioNTech)”.