Serena e ka planin për ta thyer mallkimin e finaleve
Tenistja amerikane Serena Williams humbet për të tretën herë me radhë në finalen e një grand slam-i (Wimbledon 2018, US Open 2018 dhe Wimbledon 2019).
Një statistikë aspak e zakonshme për një ikonë të këtij sporti, që në karrierën e saj ka fituar 23 grand slam-e dhe është një tore larg rekordit të Margaret Court.
“Nuk e kuptoj se çfarë po më ndodh në këto finale. Ndaj Simona nuk kisha asnjë shans të toja, pasi ajo luajti shkëlqyeshëm dhe e meritoi fitoren. U përpoqa disa herë gjatë ndeshjes të ndryshoj strategji, por pa sukses”, ka thënë Serena Williams. “Nuk heq dorë, më duhet të gjej një rrugë për të fituar një nale në grand slam. Ndoshta duhet të luaj më shpesh, të marr pjesë edhe në turnetë Masters, të shkoj deri në finale në mënyrë që ta heq këtë ters. Kjo besoj se do të më ndihmoj për t’u zhbllokuar në këto finale”, ka thënë Serena, që konfirmoi se do të luajë në turnetë Masters të Torontos dhe Sinsinati.