Serena Williams: E ndjej veten ende kampione
Tenistja amerikane Serena Williams do të rikthehet në janar në grand slam të Australian Open, ku këtë vit nuk luajti për shkak se kishte vetëm 5 muaj që ishte bërë nënë.
Hera e fundit që “pantera e zezë” ka luajtur në fushat me çement të Melburnit është finalja e vitit 2017, ku ajo triumfoi dhe mori titullin (mundi në finale motrën e saj Venus), të cilin nuk e ka mbrojtur.
“Në një farë mënyrë e konsideroj veten ende kampione aty, pasi vjet nuk luajta dot për shkak se kisha vetëm pak muaj që kisha lindur vajzën Olympia. Ndaj mezi pres të jem sërish aty, të luaj sërish në Melburn, një turne që më pëlqen shumë”, u shpreh Serena Williams, që në Australian Open ka fituar 7 herë në karrierën e saj.
Rikthimin e tenistes amerikane e kanë konfirmuar edhe organizatorët, që shprehen të lumtur që një kampione si Serena Williams do të jetë aty, një teniste që ka shumë fansa dhe sjell shumë sponsorë. Këtë vit, Serena arriti të shkojë deri në finale e dy grand slem, Wimbledon dhe US Open, por në të dyja rastet e u mund, ndaj ajo synon të rikthehet fituese në Australian Open.