Serena Williams: Moment i vështirë, nuk doja të largohesha kështu

01 korrik 2021 | 17:55

Tërheqja që në setin e parë të raundit të parë të grand slam të Wimbledonit ka lënë një shije të hidhur te tenistja 39-vjeçare amerikane Serena Williams.

Prej disa vjetësh ajo është në kërkim të triumfit numër 24 në një grand slam, por kjo gjë duket si një mallkim për “panterën e zezë”. “Mu këput zemra nga fakti që u dëmtova në këmbën e djathtë dhe isha e detyruar të tërhiqesha. Dashuria dhe respekti im shkon për të gjithë tifozët, që më mbështetën në atë çast e duartrokitën për mua, duke ndier një emocion të madh”, ka thënë Serena Williams.

“Nuk doja absolutisht të largohesha në këtë mënyrë nga ky turne, por sporti ka edhe momente të tilla të vështira që duhen përballuar”, ka shtuar tenistja amerikane. Ajo ka konfirmuar se nuk do të luajë në Lojërat Olimpike dhe do të përgatitet për grand slam të US Open, që nis në gusht.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, në…