Serena Williams nuk do të merr pjesë në US Open

25 gusht 2021 | 14:50

Gjashtë herë kampionia, Serena Williams është bërë tenistja e fundit e profilit të lartë që tërhiqet nga US Open javën e ardhshme.

Në një postim në mediat sociale, 39vjeçarja amerikane tha se i duhej kohë për të lejuar që trupi i saj të “shërohej plotësisht” nga një lëndim në këmbë.

Williams i bashkohet kampionit në fuqi të meshkujve Dominic Thiem, plus Roger Federer dhe Rafael Nadal, në tërheqjen nga Grand Slam i fundit i këtij viti, raporton BBC.

Turneu, në Flushing Meadoës në New York, fillon më 30 gusht, përcjell Klankosova.tv.

Williams shkroi në Instagram: “Pas shqyrtimit të kujdesshëm dhe ndjekjes së këshillave të mjekëve dhe ekipit tim mjekësor, kam vendosur të tërhiqem nga US Open për të lejuar që trupi im të shërohet plotësisht nga një shqyerje e kyçit të këmbës”.

“New York-u është një nga qytetet më emocionues në botë dhe një nga vendet e mia të preferuara për të luajtur – do të më mungojë të shoh tifozët, por do të bëj tifo nga larg”.

“Faleminderit për dashurinë dhe mbështetjen tuaj të vazhdueshme. Shihemi së shpejti”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan ka…