Serena Williams refuzon Madridin, synon triumfin në Roland Garros

30 prill 2021 | 14:35

Tenistja amerikane Serena Williams, pasi vendosi të mos luajë në turneun Masters të Majemit, në turnetë e Montekarlos dhe Barcelonës, vendosi të mos zbresë në fushë as në turneun Masters të Madridit, që nisi të enjten.

Numri 8 në botë nuk luan që prej grand slam-it të Australian Open dhe pritet të rikthehet në fushë në mesin e majit.

Trajneri i saj, Patrick Mouratoglou, ka deklaruar: “Serena po bëhet gati për debutimin e saj në fushat me dhe. Besoj se do të rikthehet të luajë në turneun e Romës dhe më pas në Roland Garros. Objektivi i saj do të jetë triumfi në grand slamin parisien. Gjatë kësaj periudhe do të stërvitet në Nisë të Francës për të qenë gati”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Temperaturat e larta dhe festa e 1 Majit, kanë bërë…