Serena Williams zbulon gjininë e foshnjës së Meghan Markle

08 prill 2019 | 20:29

Meghan Markle dhe Princ Harry janë në pritje të fëmijës së tyre të parë, që pritet të lindë nga dita në ditë.

Çifti e ka mbajtur të fshehtë deri tani gjininë e foshnjës. Por, Serena Williams mund të ketë zbuluar të fshehtën që po i bën kuriozë të gjithë.

Tenistja me famë botërore dhe Meghan janë shoqe të ngushta. Ajo në një intervistë për “E News!” iu është kërkuar të jepte këshilla për nënat e reja.

Ajo filloi të fliste për një mike të saj shtatzënë që kishte plane të mëdha për foshnjen e saj.

Dhe Serena iu referua fëmijës me ‘ajo’.

“Nënat duhet të pranojnë gabimet dhe të mos presin që fëmijët e tyre të jenë perfektë. Ne ushtrojmë shumë presion tek vetja, ka thënë Williams. “Shoqja ime është shtatzënë dhe  thotë që ‘fëmija im do bëjë këtë’ dhe unë që i thashë ‘Jo, ajo nuk do ta bëjë'”

Serena nuk iu referua drejtpërdrejt mikes së saj Meghan por ka nxitur spekulime se po referohej asaj dhe pa padashje mesa duket nxori një sekret.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas kërkesës dhe aplikimit të Komunës së Drenasit për t’u…