Serena Williamsi merr mësime boksi nga Mike Tyson
22 dhjetor 2019
| 13:15
Tenistja e famshme, Serena Williams, ka filluar të merret edhe me boks.
Boksieri i njohur, Mike Tyson, ka publikuar një video në rrjetin social “Instagram”, ku shihet ai duke e mësuar Serena Williams rreth boksit. “Ajo ka shumë forcë”, ka shkruar Tysoni në këtë video.