Sergio Ramos largohet nga Sevilla
17 qershor 2024
| 13:38
Veterani i Sevillas, Sergio Ramos nuk do të vazhdojë me klubin në vitin e ardhshëm, duke i dhënë fund të menjëhershëm rikthimin e tij të shkurtër.
37-vjeçari do të rikthehet sërish në merkato si lojtar i lirë, anipse shumë njerëz që presin që këtë herë të largohet nga Evropa, shkruan “Marca”.
Ramos nënshkroi me Sevillan një ditë pas mbylljes së afatit kalimtar në fillim të sezonit, duke bërë rikthimin e tij pas 18 vitesh tek klubi.
Nuk është diskutuar për një pension të mundshëm të Ramos, ai së fundi është i lidhur me kalimin tek tekipi San Diego FC në Major League Soccer.