Seri e distancimeve të gazetarëve të RTK-së ndaj lajmit kundër dy mediave të Kosovës

23 korrik 2024 | 14:13

Serisë  së distancimeve nga gazetarët e RTK-së i është bashkuar edhe gazetarja Fitore Rexhepi.

RTK-ja ka cituar të hënën një shkrim nga një medium i Bosnjës në të cilin thuhej se dy portalet nga Kosova financohen dhe kontrollohen nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Gazetarja Rexhepi ka shkruar se shpreson të dëgjohen zërat nga RTK-ja edhe nëpër mediumet e tjera me qëllim që të triumfojë demokracia dhe liria e secilit gazetar.

“Si gazetare e TV publik, në çdo pyetje që bëj ndaj secilit politikan, kam parasysh interesat e çdo qytetari që paguan taksat për këtë televizion. Jam gazetare e TV publik por jam kolege e secilit gazetar në Kosovë”, ka shkruar gazetarja Rexhepi.

“Distancohem nga lajmi i mbrëmshëm, por ky reagim publik nuk është një akt guximi – në RTK gjithmonë ka vend për zëra të ndryshëm. Shpresoj që këta zëra të dëgjohen edhe në mediat e tjera, në mënyrë që të triumfojë demokracia dhe liria e secilit gazetar, qoftë nga politika apo nga grupet e tjera të interesit!”, ka shkruar ajo.

Të martën, një nga punëtoret e para që ka reaguar, ka qenë edhe redaktorja e lajmeve qendrore të RTK-së Blerta Foniqi-Kabashi.

Foniqi-Kabashi ka ndërlidhur historinë e babait të saj si gazetar i RTP-së, teksa ka thënë se ndjen keqardhje për këtë rast.

Gjithashtu ka reaguar edhe redaktori Enver Bajrami.

Në një postim të bërë, Bajrami ka thënë se kundërshton çdo gjë joprofesionale.

“Sikurse kam qenë pjesë e protestave të vitit 2015 për një RTK të publikut, vazhdoj edhe sot të kundërshtoj çdo gjë joprofesionale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i vendit, Albin Kurti është deklaruar sot rreth rastit…