Seria e re Galaxy S24 prezantohet në Prishtinë
Të zhytyr në një dimension të ri galaktik, përfaqësues të medias, partnerë e personalitete të botës së ekranit e jo vetëm, ishin të parët që përjetuan nga afër përvojat unike të AI Mobile dhe zbuluan një portë të re universi falë serisë se re Galaxy S24.
Pajisjet e reja novatore u shpalosën mbrëmjen e djeshme, në një event si asnjëherë më parë, në një nga vendet më unike në zemër të Prishtinës. Eventi ekskluziv i konceptuar si një workshop krijimtarie, kishte si kryefjalë serinë epike Samsung S24 duke u përqëndruar në krijimet e koktejeve dhe potencialin e gjeneratësës së epokës së re AI Mobile.
Ky event u zhvillua jo vetëm për prezantuar karakteristikat dhe risitë e smartphone-ve më të fundit Samsung, por edhe për të frymëzuar, angazhuar dhe nxjerrë në pah “artistin” e të gjithë të ftuarve. Të udhëhequra nga ekspertë të industrisë dhe artistë me përvojë, gjatë workshopit të krijimit të koktejeve të gjithë të pranishmit patën mundësinë të eksploronin potencialin e Samsung S24, teksa zbaviteshin dhe hulumtonin shije të reja koktejesh.
Workshopet magjepsëse të kuruara deri në detaj, ndanë të ftuarit në 3 grupe dhe ishin një përvojë gjithëpërfshirëse që kishin në qendër artin e miksologjisë, dhe të gjithë procesin e krijimit të përmbajtjes nga editimi deri tek shpërndarja në hapësirat online. E gjitha duke u mbështetur në inteligjencën artificiale dhe në atë se çfarë Samsung S24 mund të bëjë për ne. Të ftuarve iu desh vetëm të linin të lirë imagjinatën dhe falë pajisjeve të gjeneratës së re, ata do të zbulonin jo vetëm se çfarë ishin të aftë të realizonin, por çfarë fuqie të jep në duar një pajisje si Samsung S24.
Miksologu dhe baristi ekspert i Bon Vivant, adresës së kulinarisë që ndërthur pa mundim sofistikimin me një atmosferë të ngrohtë dhe tërheqëse, Valdrin Govori, me një pasion të pashembullt për artin e krijimit të koktejve, udhëhoqi të gjithë të ftuarit përgjatë gjithë procesit të krijimit. Këta të fundit patën mundësinë jo vetëm të përjetonin thelbin e vërtetë të krijimtarisë, por edhe të eksploronin universin e shijeve, teknikave dhe krijimtarisë. Rezultati, kokteje që kënaqnin qiellëzën me shije sikur vinin nga një galatikë tjetër dhe kontent vizual që të kënaqte sytë.
Nëse nuk ka një foto, nuk ka një histori, ndaj të gjithë të ftuarit patën mundësinë të kishin një pajisje Samsung në mënyrë që të ushtroheshin për shkepjen perfekte të koktejit, para gjatë dhe pas procesit të krijimit. Me një aparat fotografik në dorë dhe një sy të mprehtë për detaje, Arton Humoli, fotografi profesionist udhëhoqi të ftuarit përmes artit të shkrepjes së fotografisë perfekte dhe transformimit të saj në magji për mediat sociale. Profesionisti i fushës, nuk ngrurroi të ndante sekretet e tij me të pranishmit për të shkrepur foton më të mirë, si ta modifikonin dhe si ta personalizonin përpara se ta postonin.
Për t’u njohur me një nga karakteristikat më domethënëse të kësaj gjenerate, kërkimin inteligjent, të ftuarit patën mundësinë të njiheshin me recetën dhe përbërësit e saj, duke patur përballë tyre vetëm një foto dhe smartphone-in Galaxy S24. Falë opsionit të kërkimit të AI, të gjithë patën informacionin e duhur, pa kërkuar mes qindra mijërave faqeve në Google, por me një foto të vetme.
Nga kënaqësitë e koktejve deri te krijimet artistike, çdo kënd, dhe çdo detaj i këtij eventi ishte kuruar me profesionalizëm për argëtim maksimal dhe për të krijuar kujtime e përmbajtje vizualisht mahnitëse.
Pas eksplorimit të karakteristikave dhe pajisjeve të Galaxy S24, realizimit të koktejeve, dhe krijimit të kontentit, të ftuarit shijuan muzikën e mirë, pijet e përgatitura nga ta dhe jo vetëm dhe shumë surpriza të tjera.
Për më tepër, më në fund seria e Samsung Galaxy S24 është e disponueshme në Kosovë. Duke filluar nga 31 janari 2024, Galaxy S24 Ultra, Galaxy S24+ dhe Galaxy S24 do të jenë gjerësisht të disponueshëm përmes operatorëve dhe shitësve me pakicë, dhe në samsung.com. Galaxy S24 Ultra do të jetë në dispozicion me një çmim të sugjeruar me pakicë prej 1,479 Eur në ngjyrat :e zezë titani, vjollcë titani, gri titani, e verdhë titani. Ndërsa Galaxy S24+ me 1,179 Eur dhe Galaxy S24 me 929 Eur, të cilat vijnë në ngjyrat: e zezë oniksi, vjollcë kobalti, gri mermeri, e verdhë qelibari dhe janë të dsiponueshme në dyqanet partnere dhe online të Samsung.
Për më shumë informacion rreth serisë Galaxy S24, vizitoni: https://www.samsung.com/al/
**Samsung Electronics Austria GmbH nuk kontrollon ose ndikon në çmimet e shitjes me pakicë të partnerëve të saj. Partnerët e Samsung vendosin në mënyrë të pavarur për çmimet e tyre me pakicë.