Seria Samsung Galaxy S25 mbërrin në Kosovë: Një epokë e re e inteligjencës artificiale celulare
Në Prishtinë u prezantua zyrtarisht seria e telefonave inteligjentë Samsung Galaxy S25, duke shënuar fillimin e shitjeve, duke filluar nga sot, më 7 shkurt. Në këtë event ekskluziv, të pranishmit patën mundësinë të jenë ndër të parët që përjetuan risitë e sjella nga gjenerata e fundit e pajisjeve Galaxy, duke përfshirë një epokë të re të inteligjencës artificiale që kupton dhe përshtatet në mënyrë intuitive me nevojat e përdoruesit.
U prezantuan modelet mbreslënese të – Galaxy S25 Ultra, Galaxy S25+ dhe Galaxy S25. Këto modele sjellin teknologji të avancuara, duke integruar komponentë harduerikë të nivelit të lartë dhe inteligjencë artificiale që përmirëson përvojën e përdoruesit. Me specifikime të fuqishme dhe një dizajn elegant, Samsung u ofron përdoruesve pajisje të fuqishme që thjeshtojnë detyrat e përditshme.
Përfaqësuesi nga Samsung, Arbnor Berisha, theksoi se si Galaxy AI është integruar në çdo pikë kontakti të ekranit kryesor dhe se si One UI 7 ka krijuar një platformë ku çdo ndërveprim është i lehtë.
“Telefoni juaj tani kupton kontekstin e gjithçkaje në ekran – nga zëri, imazhet, teksti dhe shumë më tepër – duke parashikuar nevojat dhe pyetjet tuaja.”
Seria e re Galaxy S25 sjell inovacione kyçe që formësojnë përvojën e përdoruesit. Së pari, seria S25 prezanton një shoqërues i vërtetë i AI (True AI Companion), ku AI Agent me aftësi të ngjashme me ato njerëzore mundëson një ndërveprim më natyral dhe intuitiv. I kombinuar me Integrated AI Platform, ai rrit lidhshmërinë e pajisjeve, ndërsa Personalized AI ofron siguri, privatësi dhe veçori të përshtatura sipas nevojave të çdo përdoruesi, duke e bërë këtë seri shoqëruesin perfekt me AI.
Një tjetër inovacion kyç është performanca e avancuar (Advanced Performance), duke sjellë një përvojë të realizuar të lojërave si dhe përmirësime shtesë në efikasitetin termik. Pa harruar, seria Galaxy S25 fuqizohet nga Snapdragon® 8 Elite për Galaxy. Me personalizime unike për Galaxy, ky është procesori më i fuqishëm ndonjëherë në serinë Galaxy S, duke ofruar një rritje të performancës me 40% në NPU, 37% në CPU dhe 30% në GPU krahasuar me gjeneratat e mëparshme.
Së fundi, seria Galaxy S25 sjell foto ultra të detajuara në çdo distancë falë sensorëve me rezolucion të lartë dhe ProVisual Engine, duke vendosur një standard të ri për fotografinë mobile dhe duke ofruar Përvojën Vizuale Perfekte me AI (Perfect Visual Experience with AI).
Gjatë eventit, të ftuarit patën mundësinë të eksploronin veçoritë e reja të serisë Galaxy S25 përmes Zonave të Përvojës Interaktive dhe të dëshmonin fuqinë e inteligjencës artificiale nga afër. Funksione si kërkimi intuitiv i fotove, kujtuesit inteligjentë, kamerat e fuqishme dhe optimizimi i avancuar i performancës treguan se si Galaxy AI përmirëson përdorimin e përditshëm të smartfonëve, duke e bërë atë më të thjeshtë dhe më efikas.
Përveç një vështrimi ekskluziv mbi pajisjet e reja, të ftuarit shijuan një pasdite të këndshme me performancë nga DJ, duke krijuar atmosferën ideale për shkëmbimin e përshtypjeve dhe diskutimin mbi inovacionet teknologjike që po formësojnë të ardhmen e industrisë mobile.
Seria Samsung Galaxy S25 do të jetë zyrtarisht e disponueshme për blerje te operatorët celularë dhe rrjetet e shitjes me pakicë duke filluar nga sot, më 7 shkurt. Galaxy S25 Ultra është i disponueshëm në ngjyrat Titanium Silverblu, Titanium Black, Titanium White Silver dhe Titanium Gray. Galaxy S25 dhe Galaxy S25+ vijnë në ngjyrë Navy, Silver Shadow, Icyblue dhe Mint.
Për më shumë informacione rreth produkteve Samsung, ju lutem vizitoni https://www.samsung.com/al/.