Seriali me Jennifer Lopezin do të përfundojë
06 prill 2018
| 11:37
Seriali dramë “Shades of Blue”, i cili transmetohet në “NBC”, nuk ka realizuar kontratë edhe për një sezon të ri.
Drama në të cilën luajnë Jennifer Lopezi dhe Ray Liotta do t’i publikojë edhe dhjetë episode të sezonit të tretë, njëkohësisht është edhe sezoni i fundit në qershor të këtij viti. “Kam shijuar aktrimin dhe produksionin në këtë serial dhe jam e lumtur që kam portretizuar një grua të fortë detektive, mbi të gjitha një nënë”, është shprehur Lopezi.