Serie A përkujton viktimat e tragjedisë së Gjenovës
22 gusht 2018
| 20:12
“Gjenova në zemrat tona” është motoja që klubet italiane do ta mbajnë në fanellat e tyre gjatë ndeshjeve të xhiros së dytë në Serie A, kështu duke përkujtuar tragjedinë e rrëzimit të urës se Gjenovës.
Të gjithë lojtarët do të kenë këtë mbishkrim në fanellat e tyre kurse klubet tashmë kanë hapur një fondacion për të t’iu dalë në ndihmë familjeve të viktimave të kësaj tragjedie.
Ura Ponte Morandi u rrëzua javën e kaluar dukë lënë pas 43 viktima.