Serie A punon për kalendarin e ri të kampionatit

15 mars 2020 | 15:26

Serie A është duke përgatitur një kalendar të ri për vazhdimin e kampionatit.

Plani më i mirë për të arritur që kampionati të mbyllet më 30 qershor do të ishte nëse gjithçka rifillon më 2 maj, pastaj të luheshin nëntë vikende dhe tri mesjava, si dhe pesë data për kupat evropiane.

Burime të shumta si ‘La Repubblica’ dhe ‘Gazzeta dello Sport’ kanë filluar të raportojnë për atë se si do të duket kalendari i ri i Serie A, kur kampionati të rifillojë, transmeton lajmi.net.

Suspendimi i Serie A parashihet deri më 3 prill, por me 11 lojtarë të prekur nga koronavirusi, gjithçka mbetet në pikëpyetje. Një skenar më i mirë do të ishte që stërvitjet të nisin në mes të prillit, kurse ndeshjet më 2 maj.

Presidenti i FIGC, Gabriele Gravina ka paralajmëruar se afati i fundit për të mbyllur sezonin do të jetë 30 qershori, përndryshe, ai do të pranojë që të luhet me ‘play off’ dhe ‘play out’ për “Scudetto” dhe rënie nga liga. Kjo do të thotë se klubet duhet të luajnë 17 ndeshje mes Serie A dhe Kupës, në nëntë vikende dhe tri mesjava. Kupa e Italisë do të sakrifikohet, duke u shtyrë për sezonin tjetër.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar (ShSKUK) ka njoftuar të gjithë…