Sërish dështoi të miratohet ndryshimi i Ligjit për heqjen e homologimit
29 tetor 2020
| 13:51
Kuvendi i Kosovës me 32 vota për, asnjë kundër dhe asnjë votë abstenim, ka dështuar të miratoj ndryshimet e Ligjit për Automjetet.
Ky ndryshim parasheh heqjen e detyrimit për homologim të veturave të reja dhe të përdorura që vijnë nga shtetet e Bashkimit Evropian, Zvicra dhe Norvegjia.
Në këtë seancë morën pjesë në votim vetëm 32 deputetë, ndërsa votimi për këto ndryshime është bartur për seancën e ardhshme.