Sërish dështon Ballkani
12 qershor 2020
| 18:55
Skuadra më e mirë në Kosovë, Ballkani deri para pushimit për shkak të pandemisë Covid-19, ka regjistruar edhe një tjetër dështim në Superligë.
Pas barazimit kundër Drenicës (0-0), Ballkani ka regjistruar rezultat identik edhe ndaj Flamurtarit në kryeqytet. Skuadra nga Suhareka ishte më mirë, por nuk arriti të shënon golin e tri pikëve.
Pas kësaj ndeshje, Ballkani është në vendin e dytë me 46 pikë, kurse Flamurtari është në pozitën e tetë me 28 pikë.
(V.Z / Epoka e re)