Sërish dorëzohen dosje të Speciales në zyrat e OVLUÇK-së

22 shtator 2020 | 12:16

Në Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së sërish dikush ka dërguar dosje që dyshohet se kanë lidhje me Gjykatën Speciale.

Në një konferencë për medie, kryetari i kësaj organizate, Hysni Gucati, ka njoftuar se në dosjen e re ka emra të ndryshëm.

“Sot ka qenë më i shpejtë se rrufeja. Rreth orës 15 minuta në 11:00 kanë ardhur dosje të tjera, na supozojmë që janë të dala nga Gjykata Speciale. Ka emra të ndryshëm që ne s’jemi të autorizuar  t’i përmendim, është mirë që çdo gjë të hetohet edhe nga prokuroria vendore, pra me ditë se kush po i sjell  dhe kush po i bie te na”, ka thënë Gucati, duke shtuar se Gjykata Speciale çdo herë ka bashkëpunuar me Serbinë.

Kurse, nënkryetari i OVLUÇK-së, Nasim Haradinaj, ka treguar në detaje se çfarë përmban dosja.

“Çdo dokument që na vjen prej tyre ne do ta bëjmë publike. Është një propozim aktakuzë për Hashim Thaçin, Azem Sylën, Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin, Kadri Veselin. Përmenden edhe Xhavit Haliti dhe disa zona”, ka thënë Haradinaj.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ajet Laçi shpall te pavlefshme dokumentet e firmës "Auto Taxi…