Sërish dy raste me Covid-19 në Olimpiadë

06 korrik 2021 | 12:27

Dy raste të reja me Covid-19 janë konfirmuar në orët e fundit në radhët e sportistëve që kanë mbërritur në Tokio, ku më 23 korrik do të nisin Lojërat Olimpike.

Bëhet fjalë për dy sportistë serbë të garave me vela. Ishte Milos Vasiq ai doli pozitiv pas mbërritjes në Japoni dhe ishte pa simptoma. Ai hyri menjëherë në izolim ashtu sikurse edhe pjesa tjetër e delegacionit të këtij sporti edhe pse ata dolën negativë. Më vonë u konfirmua edhe një rast i dytë nga delegacioni serb (nuk dihet emri i personit) dhe të dy personat janë në karantinë për 7 ditë.

Personat kishin rezultuar negativë para nisjes për Japoni, por dolën pozitivë pasi mbërritën në Tokio. Ky është rasti i dytë brenda pak ditësh me koronavirus në radhët e sportistëve që kanë mbërritur në Tokio. Më herët patën dalë pozitivë dy sportistë nga Uganda.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ministrja për Dialog, Edita Tahiri, është ndier mirë kur e…