Sërish flet SBAShK-u: Nuk organizuam greva në kohën e Thaçit, na rriti pagat 50 %
02 shtator 2022
| 08:24
Përfaqësuesi i SBAShK-ut, Ymer Ymeri, ka përmendur ish-presidentin Hashim Thaçi i cili në kohën sa drejtonte me Qeverinë e Kosovës, mësimdhënësve ua kishte rritur pagën 50 %.
Ai ka thënë se në kohën e qeverisjes së tij s’janë organizuar greva pikërisht për këtë arsye dhe, pavarësisht prej vështirësive të mëdha ekonomike, Thaçi e mori një vendim të tillë.
“Në kohën e Hashim Thaçit s’kemi bërë greva për shkak se na e ka rrit pagën një herë 50 %. Po para se me rrit pagën na i ka bërë kualifikimet prej 10 % në 32 %, prej shkollës së mesme në fakultet. E ka bërë një rritje tjetër 50 %. Ka pasur presion të madh prej Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Tregtar mos me i rrit pagat më shumë se 30 %”, tha Ymeri në Kanal 10.