Sërish kërkohet ndryshimi i Ligjit për Festat Zyrtare
Në vitin 2024 qytetarët e Kosovës do të pushojnë 12 ditë gjatë ditëve të punës.
Këtë ua mundëson Ligji për Festat Zyrtare që përfshin një sosh datash të tilla.
Muaji prill dhe maj prijnë me këto ditë. Sipas ligjit, kur ditët e festës janë në fundjavë, zëvendësohen me ditën e parë të punës.
Por, kjo po kundërshtohet e madje nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë kanë kërkesë direkte për këtë drejtuar kryeministrit të Kosovës.
“Kur një ditë pushimi i bie të shtunën në të shumtën e rasteve bartet të premten, eventualisht edhe të hënën mirëpo kjo në mënyrë automatike ndikon në sektorin privat sepse ne e kemi shumë të vështirë bartjen e lëre më që nuk i kemi të bashkërenduara disa nga festat publike”, ka thënë Zana Beqiri – Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë.
Ndonëse pajtohet që ligji prodhon diskriminim në mes sektorit publik dhe privat, deputeti i Vetëvendosjes, Valon Ramadani po thotë se ndryshimin e tij po e pamundësojnë mungesa e votave të komunitetit serb.
“I kemi disa ligje me interes vital ku është e pamundur të ecet tutje nëse nuk marrin pjesë edhe komunitetet. Në këtë rast edhe komuniteti serb”, ka thënë ai.
9 maji shënon Ditën e Evropës dhe për këtë ditë Kosova merr pushim në ndërkohë vet shtetet e Evropës nuk e praktikojnë një gjë të tillë./RTV Dukagjini.