Sërish lëkundje tërmeti në Greqi
26 tetor 2021
| 11:29
Një tjetër tërmet është regjistruar sot në Kretë të Greqisë.
Lëkundjet me magnitudë 3.3 të shkallës rihter janë shënuar në orën 08:41 të mëngjesit të së martës, vetëm pesë kilometra në verilindje të Arkalochorit në Kretë me një thellësi 9.3 kilometra.
Kujtojmë se Greqia është goditur edhe nga disa tërmete të tjera. Tërmeti ka shkaktuar panik te banorët e zonës.