Sërish lëndohet Ansu Fati
13 nëntor 2024
| 15:23
Ansu Fati vijon fatin e keq. Lojtari i Barcelonës është ndalur sërish për shkak të një problemi fizik gjatë stërvitjes së të mërkurës.
Fantazisti pësoi një dëmtim në kofshën e djathtë dhe do të duhet të qëndrojë në “infermieri” katër javët e ardhshme.
Nuk është hera e parë që ai pëson dëmtim në atë zonë të këmbës. Në fakt, sezonin e kaluar te Brightoni pësoi të njëjtin lëndim dhe qëndroi jashtë fushave për më shumë se dy muaj. Ky është lëndimi i dytë i sezonit për të.