
Sërish nuk kalon Albulena Haxhiu
29 prill 2025
| 10:30
Albulena Haxhiu përsëri ka dështuar të zgjedhet kryetare e Kuvendit të Kosovës.
Ajo kësaj radhe ka marrë 54 vota të deputetëve.
Kundër Haxhiut kanë votuar 44 deputetë dhe 3 kanë abstenuar.
Pas votimit, kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, ka ndërprerë punimet e Kuvendit.
Ai ka bërë me dije se të enjten në orën 10:00 do të mblidhet përsëri Kuvendi i Kosovës.