Prishtina me numrin më të madh të rasteve me Covid-19
203 raste të reja janë konfirmuar pozitiv me Covid-19 nga 419 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, ka njoftuar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.
Edhe sonte Prishtinë prinë me numrin më të madh të rasteve, pr 75 persona kanë rezultuar pzoitivë në kryeqytet. Numër të madh janë shënuar edhe në Gjilan dhe Ferizaj.
“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 75 raste, komuna Gjilan 28 raste, komuna Ferizaj 21 raste, komuna Fushë Kosovë 11 raste, komuna Lipjan 11 raste, komuna Podujevë 8 raste, komuna Viti 6 raste, komuna Mitrovicë 6 raste, komuna Drenas 5 raste, komuna Kamenicë 4 raste, komuna Malishevë 4 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Skenderaj 4 raste, komuna Gjakovë 3 raste, komuna Shtime 3 raste, komuna Pejë 3 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Rahovec 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Deçan, Prizren dhe Shtërpce”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-sw.
(V.Z / Epoka e re)