Sërish propozohet që konviktet të kthehen në spital

24 nëntor 2020 | 08:28

Qendra e Studentëve gjatë muajve të parë të përhapjes së pandemisë u shndërrua në karantinë, në të cilën karantinoheshin njerëzit që kanë ardhur në Kosovë për 14 ditë për shkak të rrezikut të përhapjes së virusit.

E dëmet që u shkaktuan në Qendrën e Studentëve sa ishte karantinë po konsiderohen të mëdha, të cilat studentët nuk mund t’i shkaktonin për pesë vite. Kështu ka deklaruar për Ekonomia Online drejtori i Qendrës, Fatmir Sfishta.

Sipas tij, me rishikimin e buxhetit iu janë ndarë mjete shtesë për dëmet e shkaktuara nga të karantinuarit.

“Specifikisht për dëmet që janë bërë gjatë kohës sa ka qenë Qendra e Studentëve nuk jemi kompensuar, mirëpo me rastin e rishikimit të buxhetit ne i kemi paraqitur këto kërkesa për dëmet që janë shkaktuar dhe për investimet tjera që kanë ndodh gjatë asaj kohë dhe neve na është ndarë buxhet shtesë me rastin e rishikimit të buxhetit që është bërë në muajin qershor ose korrik”, ka thënë Sfishta.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kina lëshoi dje një raketë pa pilot në një mision…