Sërish reduktime të ujit për Fushë-Kosovën, Zonën Industriale, Kalabrinë dhe Obiliqin
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se si shkak i reshjeve të dendura atmosferike në afërsi dhe rreth liqenit të Ujmanit ka ngritje të turbullirës së ujit në kanalin e Ibrit Lepencit.
Sipas këtij njoftimi, Impianti i Trajtimit të ujit në Shkabaj dhe Drenas, nuk kanë mundësi teknike të trajtojnë ujin për pije.
Si pasojë e kësaj, Fushë-Kosova së bashku me Zonën Industriale, lagjja Kalabria, Obiliqi do të ketë redukime të ujit duke filluar sot nga ora 10:00 dhe do zgjasë deri në 16:00, pastaj ujë do të ketë nga ora 16:00- 20:00, pastaj reduktim nga ora 20:00-04:00 të mëngjesit.
“Në pozitë më të rënduar e kemi komunën e Drenasit, por autobotët/ autocisternat do jenë aty për t’i furnizuar qytetarët me ujë. Po ashtu edhe në Fushë Kosovë në kohën e reduktimit do të vendosim autobot për furnizim me ujë deri në tejkalimin e situatës”.
“Fshatrat e Podujevës do të reduktohen gjatë ditës diku rreth 3 orë. Një situatë e tillë vazhdon deri në përmirësimin e situatës me turbullirë në kanal”, theksohet në njoftimin për medie.