Sërish rrahje në qendrën e azilit, arrestohet një shtetas i huaj

11 korrik 2022 | 15:16

Një shtetas i huaj është arrestuar në qendrën e Azilit në Magurë të Lipjanit, pasi i kishte sulmuar me mjetë të fortë dy viktimat meshkuj shtetas të huaj të të njëjtit shtet.

Rasti kishte ndodhur mbrëmë, ku viktimat si pasojë e sulmit kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor.

Kurse i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i huaj për shkak se në qendrën e Azilit në Magurë  i kishte sulmuar me mjetë të fortë dy viktimat meshkuj shtetas të huaj- të të njëjtit shtet. Viktimat si pasojë e sulmit kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor, kurse i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar policia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Frienkie de Jong ka përfunduar testet mjekësore te skuadra e…