Sërish rritje e rasteve me koronavirus në Kosovë
02 korrik 2022
| 12:22
Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, nga 736 testime, 205 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 38 qytetarë, ndërsa në total numri i rasteve aktive është 897.
Në 24 orët e fundit janë vaksinuar 71 persona.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.830.686 doza të vaksinës.
Deri më sot 823.765 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.