Sërish shënon Muriqi (video)
24 gusht 2019
| 23:18
Vedat Muriqi s’ka të ndalur. Sulmuesi i Kosovës ka shënuar golin e dytë për Fenerbahçen në sezonin e ri në Superligën turke.
Ai shënoi në minutën e 77-të ndaj Bashakshehirit, për të barazuar rezultatin në 1 me 1.
Muriqi realizoi edhe në pjesën e parë, por goli ishte anuluar nga teknologjia VAR. Në fund të ndeshjes, Dirar realizoi për të siguruar fitoren e dytë të Fenerit.