Sërish shifra të larta të të infektuarve me Covid në Gjermani
Instituti për Sëmundje Ngjitëse “Robert Koch” në Gjermani ka njoftuar se gjatë 24 orëve të kaluara në Gjermani janë shënuar 39 të vdekur nga koronavirusi. Në këtë mënyrë, numri i përgjithshëm i viktimave të sëmundjes së re në ekonominë më të fuqishme evropiane shkoi në 9 875, shkruan “The Guardian”.
Përpos rasteve fatale, gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe 7 595 infektime të reja dhe shifra e përgjithshme e të prekurve shkoi në 380 762. Një ditë më parë u shënuan 6 868 raste. Ndryshe, qeveria gjermane tashmë i ka larguar kontrollet kufitare me shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe me disa vende të tjera.
Ndonëse është në mesin e shteteve evropiane me numrin më të lartë të personave të infektuar, Gjermania ka regjistruar shumë më pak viktima se Britania e Madhe, Franca, Italia e Spanja.