Sërish shtyhet Bundesliga
31 mars 2020
| 18:33
Koronavirusi është përhapur në të gjithë botën, teksa për shkak të kësaj është pezulluar edhe futbolli përkohësisht.
Një numër i madh të prekurish dhe viktimash janë regjistruar në Gjermani së fundmi dhe për këtë arsye është marrë vendimi për Bungesligën. Drejtuesit kanë vendosur ta shtyjnë sërish rifillimin e kampionatit deri në 30 prill dhe në rast se situata nuk përmirësohet, atëherë data e fillimit do të shtyhet sërish.
Kjo është konfirmuar nga vetë faqja zyrtare, teksa tashmë në këtë situatë, është e vështirë të mendohet për futboll.