Sërish telashe për Ronaldinhon, akuzohet për mashtrim

24 gusht 2023 | 10:58

Ish-sulmuesi brazilian Ronaldinho duket se nuk ka zënë mend nga muajt që kaloi në burg në Paraguai dy vite më parë. Ikona e futbollit botëror, ka telashe me drejtësinë tashmë në vendlindjen e tij, Brazili, ku akuzohet për mashtrim.

Ndaj tij është ngritur akuza pas hetimit rreth kompanisë “18kRonaldinho”, që u premtonte investitorëve 2% fitime nëse depozitonin minimalisht 30 dollarë në kriptomonedha. Ai është kërkuar disa herë që të paraqitet para një komisioni të Parlamentit brazilian.

Por mosparaqitja a tij ka shtyrë sot Aureo Ribeiro, presidentin e këtij komisioni, që ta thërrasë nesër përsëri, duke paralajmëruar se në rast të kundërt do të kërkojë zyrtarisht nga policia që ta sjellë me forcë për të dëshmuar.

Ronaldinho në fakt rezulton vetëm si “ambasador” i kompanisë në fjalë, e cila fillimisht ishte krijuar me qëllimin për të shitur orë dhe bizhuteri, ndonëse hetuesi insiston se ai ka qenë i përfshirë në mashtrim. Avokatët e ish-futbollistit ndërkohë pretendojnë se emri dhe figura e tij janë përdorur pa leje dhe kërkojnë edhe ata dëmshpërblim nga kompania në fjalë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), i kryesuar nga…