Sërish tërmet: Lëkundje të forta godasin Shqipërinë, magnituda 4
22 shtator 2019
| 22:45
Një tjetër tërmet është shënuar këtë të diel në Shqipëri. Sipas raportimeve të para flasin për një lëkundje me magnitudë 4 ballë.
Mësohet se lëkundjet sizmike u regjistruan rreth orës 22.08 minuta, ndërkaq, epiqendra ka qenë rreth 25 km në veriperëndim të Tiranës.
Po ashtu, të shtunën pasdite, Shqipëria u godit nga një prej tërmeteve më të forta të tre dekadave të fundit.