Sërish tërmet në Shqipëri, epiqendra në Elbasan
19 shtator 2018
| 17:33
Lëkundje të lehta tërmeti janë ndjerë rreth orës 17:10 në Tiranë dhe në qytete të tjera të Shqipërisë së mesme, teksa është bërë me dije nga Qendra Evropiane e Sizmologjisë (EMSC) se epiqendra e tërmetit është Elbasani.
Me magnitudë 3.6 dhe me thellësi 2 km, EMSC-ja ka bërë me dije se epiqendra e tërmetit ka qenë 6 km në lindje të Elbasanit.
Edhe një natë më parë, Shqipëria është lëkundur nga një tjetër tërmet me magnitudë 3 ballë. (TCh)