Sërish tërmet në Shqipëri, epiqendra në Gjirin e Lalzit
10 dhjetor 2019
| 11:33
Toka është lëkundur sërish pak minuta më parë me epiqendër Gjirin e Lalzit.
Tërmeti pati një magnitudë 3.4 të shkallës Rihter, ndërsa thellësia e matur ishte 24 kilometra.
Toka vazhdon të lëkundet që prej tërmetit tragjik të 26 nëntorit, nga i cili humben jetën 51 persona dhe rreth 1 000 mbeten të lënduar, për të mos llogaritur dëmet materiale që nga të dhënat paraprake duket se janë tepër të mëdha.