
Sërish tërmet në Shqipëri, epiqendra pranë Lushnjës
21 korrik 2018
| 17:11
Një tjetër tërmet ka goditur pasditen e sotme Shqipërinë, teksa këtë herë epiqendra është zhvendosur më në jug.
Tërmeti është ndjerë rreth orës 15:46. Ka pasur një magnitudë prej 3.5 ballësh të shkallës “rihter” dhe ka pasur epiqendrën rreth 6 kilometra në lindje të Lushnjës, shkruan TCH.
Shqipëria është përfshirë nga një valë tërmetesh gjatë muajit korrik, me epiqendrën që fillimisht ishte pranë gjirit të Lalzit dhe më pas u spostua pranë Rrogozhinës dhe tashëm së fundi në lindje të Lushnjës.
Tërmeti më i fortë u regjistrua më 4 korrik, me epiqendër në gjirin e Lalzit dhe me magnitudë 5.1 ballë, lëkundjet e të cilit u ndjenë të forta edhe në Tiranë e Durrës.