Sërish tërmet në Turqi
31 mars 2023
| 14:31
Një tërmet me magnitudë 4.6 ballë ka tronditur mëngjesin e kësaj të premteje Turqinë.
Mediet vendase bëjnë me dije se thellësia e këtij tërmeti ka qenë 10 km. Mësohet se epiqendra e tërmetit ka qenë İslahiye, një qytet dhe selia administrative e rrethit İslahiye të provincës Gaziantep në Turqinë jug-qendrore.
Ndërkohë kujtojmë se kjo është dhe një ndër rajonet më të prekura ku me 6 shkurt nga tërmetet që ndodhën në Kahramanmaraş me magnitudë 7.7 dhe 7.6 ballë humbën jetën mbi 50 mijë qytetarë në Turqi dhe në pjesën e Sirisë