Sërish zarf në shtëpinë e BBV, kjo banore shkon automatikisht në nominim
Luiz Ejlli është lideri i shtëpisë për këtë javë. Si pasojë ai fitoi edhe një avantazh në lojë që Vëllai i Madh ia njoftoi që mbrëmë.
Në zarfin ku ishte avantazhi i Luizit, thuhej se dy banorë të përzgjedhur nga ai duhet të pasonin një top nga njëri te tjetri, pa e mbajtur atë në dorë, jo më shumë se 5 sekonda.
Banorit i cili i bie topi nga dora, do pezullohej dhe shkonte automatikisht në nominim, ndërsa tjetri që fiton, shpallet imun.
Pasi lexoi zarfin, Luizi tha emrat e Efi Dhedhes dhe Dea Mishel.
Vajzat e nisën menjëherë lojën, e cila mbaroi shumë shpejt, pasi topi i ra Deas, duke shkuar kështu automatikisht në nominim. Ende nuk dihet se si do të zhvillohet nominimi i saj, por pritet që gjatë prime-t të mbrëmjes së sotme të mësohet se si do të funksionojë.
View this post on Instagram