Sermaxhaj emërohet trajner i ri i portierëve në SC Gjilani
08 shtator 2020
| 15:30
SC Gjilani e ka emëruar trajner të portierëve, Enver Sermaxhaj.
“Sermaxhaj, i bashkohet shtabit teknik të skuadrës, ku do ta ushtrojë rolin e trajnerit të portierëve në skuadrën e Gjilanit”, thuhet në njoftimin e skuadrës nënkampione të Kosovës.
Sermaxhaj në periudhën 10 vjeçare kishte mbrojtur ngjyrat e skuadrës së Gjilanit, ku nga viti 2000 e gjerë në vitin 2010, ishte pjesë e kuq e bardhëve dhe ndër to vite kishte bartur edhe shiritin e kapitenit të skuadrës.
Sermaxhaj në pozitën e trajnerit të portierëve e zëvendëson të larguarin Afrim Ajdini.
(V.Z / Epoka e re)