Sermaxhaj: Kosova do ta mposhtë Bullgarinë
25 mars 2019
| 14:18
Analisti i futbollit në Kosovë, Genc Sermaxhaj për “Epokën e re”, ka folur për ndeshjen kualifikuese që sonte “Dardanët” e zhvillojnë ndaj Bullgarisë.
“Besoj se me një paraqitje të tillë sikur ndaj danezëve, do ta mposhtim Bullgarinë të cilën në asnjë mënyrë s’duhet ta nënçmojmë”, ka thënë Sermaxhaj.
Ndeshja Kosovë – Bullgari zhvillohet sonte (e hënë) në stadiumin “Fadil Vokrri” nga ora 20:45.
/Epoka e re/