Sermaxhaj: Kosova favorite, pa humbje që një vit

16 nëntor 2018 | 16:26

Ish-reprezentuesi i Kosovës, Genc Sermaxhaj, ka thënë për “Epokën e re” se Kosova është favorite për ta kaluar grupin, por duhet një kujdes i shtuar, sidomos në ndeshjen me Maltën. “Kemi zhvilluar ndeshje shumë të mira dhe nuk kemi humbje tash e një vit. Duhet të vazhdojmë njësoj me po të njëjtën qasje ndaj lojës dhe seriozitetit. Në bazë të asaj vijnë edhe rezultatet e mira. Jemi favoritë, jemi përfaqësuesja më e mirë e grupit dhe duhet të kalojmë tutje, por vetëm me angazhim e disiplinë në lojë dhe jashtë saj, ndryshe mund të hasim në pengesa të ndryshme që mund të na bëhen pengesë për formën dhe rezultatet pozitive”, ka thënë Sermaxhaj.

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll do t’i zhvillojë dy ndeshjet e fundit në Ligën e Kombeve ndaj Maltës dhe Azerbajxhanit. Analisti i futbollit Genc Sermaxhaj ka thënë të enjten për “Epokën e re” se Kosova është favorite për ta kaluar grupin. Sipas ish-reprezentuesit të Kosovës dhe lojtarit të Prishtinës, Dritës dhe Gjilanit, përparësi e “Dardanëve” në këto dy ndeshje është fakti se nuk kanë pësuar humbje që një vit. “Kemi zhvilluar ndeshje shumë të mira dhe nuk kemi humbje tash e një vit. Duhet të vazhdojmë njësoj me po të njëjtën qasje. Jemi favoritë. Jemi përfaqësuesja më e mirë e grupit. Duhet të kalojmë tutje, por vetëm me angazhim e disiplinë në lojë dhe jashtë saj, ndryshe mund të hasim në pengesa të ndryshme që mund të na bëhen pengesë për formën dhe rezultatet pozitive”, ka thënë Sermaxhaj.

Ish-mesfushori u ka bërë thirrje futbollistëve të janë maksimalisht të përqendruar, sidomos në ndeshjen e radhës kundër Maltës, e cila zhvillohet më 17 nëntor në Valeta. “Gjasat e Kosovës që ta kalojë grupin janë shumë të mira, por duhet të jemi të kujdesshëm në këto dy ndeshjet e mbetura, sidomos për ndeshjen e radhës ndaj Maltës të cilën e kemi mposhtur në Prishtinë. Lojtarët e Kosovës nuk duhet të lejojmë asnjë rezultat tjetër, pos atij pozitiv, në ndeshjen e së shtunës e cila e forcon Kosovën në kreun e tabelës dhe i ndihmon t’i qaset më pozitivisht ndeshjes së fundit ndaj Azerbajxhanit”, ka shtuar ai.

Genc Sermaxhaj gjatë karrierës si futbollist ka punuar më shumë trajner, kurse tash e lavdëron punën e trajnerit të Kosovës, Bernard Challandes. “Jam optimist se trajneri Chalandes ka përgatitur ekipin mirë ku më e rëndësishmja është aspekti psikik të cilin futbollistët tanë duhet të jenë 100 % të fokusuar në ndeshje, duke mos e nënçmuar kundërshtarin në asnjë sekondë të lojës, ndryshme do të kemi shumë probleme”, ka përfunduar ai.

Përfaqësuesja e Kosovës, pas ndeshjes me Maltën, përballet më 20 nëntor me Azerbajxhanin në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

/Veton ZYMBERI/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
James Rodriguez pritet të rikthehet te Real Madridi, pas përfundimit…