Sermaxhaj sqaron ndarjen me Ballkanin

15 prill 2019 | 15:33

Trajneri Sami Sermaxhaj nëpërmjet një postimi në “Facebook”, ka thënë se ishte i gatshëm të vazhdoj punën në skuadrën e Ballkanit, por përfundimi i bashkëpunimit me skuadrën nga Suhareka erdhi pas propozimit të kryesisë së klubit.

“Bashkëpunimi është ndërprerë me propozimin e kryesisë, e jo nga ana ime ngase me rastin e prezantimit tim në klub në prezencë të lojtarëve dhe stafit udhëheqës jemi dakorduar që objektivi kryesor këtë sezon është mbetja në Superligë, kurse objektiv shtesë Kupa e Kosovës, kështu që KF Ballkani sot nuk është në zonën e barazhit dhe poashtu i kualifikuar në gjysmëfinale të kupës së Kosovës”, ka shkruar Sermaxhaj në “Facebook”.

Postimi i plotë i Sami Sermaxhajt pa ndërhyrje

Kryesusit e klubit nuk kanë qenë të kënaqur me ecurinë e rezultateve të fundit, por poashtu unë pas lojës së fundit nuk jam pajtuar me propozimet e tyre mbi masat disiplinore ndaj lojtarëve, kështu që vendosëm të ndërpresim bashkëpunimin.
Dua të sqaroj që bashkëpunimi është ndërprerë me propozimin e kryesisë, e jo nga ana ime ngase me rastin e prezentimit tim në klub në prezencë të lojtarëve dhe stafit udhëheqës jemi dakorduar që objektivi kryesor këtë sezon është mbetja në superligë, kurse objektiv shtesë Kupa e Kosovës, kështu që KF Ballkani sot nuk është në zonën e barazhit dhe poashtu i kualifikuar në gjysmëfinale të kupës së Kosovës (për herë të parë në histori të klubit) dhe kam qenë i gatshëm të punoj deri në fund të edicionit për realizimin e objektivave të Klubit.
Dua ti falënderoj dhe njëkohësisht ti uroj shumë suksese udhëheqësëve të klubit, bashkëpunëtorëve profesional, lojtarëve dhe publikun Suharekas për mbështetjen e deritanishme. Trajnerit Gani Sejdiut i uroj punë të mbarë dhe shumë suksese me FC Ballkanin.
“FORCA BALLKANI”.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti dhe nënkryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Visar Ymeri, në…