
Sermaxhaj, trajner i Ballkanit
06 shtator 2018
| 16:06
Sami Sermaxhaj është trajner i ri i skuadrës së Ballkanit. Ai në pozitën e trajnerit e zëvendëson Bekim Shotanin, i cili jepi dorëheqje pas humbjes nga Feronikeli (1-0).
“Pas një pushimi pesë ditor pa trajner, nga sot rrugëtimit tonë iu bashkëngjit trajneri i mirënjohur Sami Sermaxhaj. FC Ballkani është shumë mirënjohës klubit më të madh në vend FC Prishtinës për lejimin e trajnerit që t’i bashkëngjitet rrugëtimit tonë. Klubit i duhet një mbështetje sa më të madhe në qytetit tonë, që të marrim rrugën e duhur dhe të fitores për një përfaqësim sa më të mirë në IPKO Superligën e Kosovës”, thuhet në njoftimin e skuadrës së Ballkanit.
/Epoka e re/