Sermaxhaj, trajneri i ri i Drenicës
KF Drenica ka njoftuar se Sami Sermaxhaj është trajneri i ri i tyre. Pas largimit të Devollit, skuadra nga Skenderaj ishte pa trajner, derisa tani shef i shtabit teknik do të jetë ish-trajneri i Prishtinës.
Njoftimi i plotë i KF Drenicës:
Sami Sermaxhaj emërohet kryetrajner i skuadrës!
Klubi tashmë ka arritur akordin me trajnerin e njohur, Sami Sermaxhaj. Ai sot është prezantuar në ambientet e klubit i shoqëruar nga drejtori Sportiv, Lulzim Fazliu.
Ish-trajneri i Ballkanit, Prishtinës e shumë skuadrave tjera kosovare, do ta udhëheq ekipin tonë deri në përfundim të këtij stinori.
Së bashku me kryetrajnerin Sermaxhaj, ndihmëstrajner është emëruar edhe Petrit Rushiti, i cili do t’i asistojë Sermaxhajt në punën e tij.
Qëllimi kryesor është arritja e objektivit, mbetja në elitën e futbollit kosovar.