Servisi i makinave në Fushë-Prezë përfshihet nga zjarri

04 korrik 2021 | 16:31

Një servis makinash është përfshirë nga flakët në Fushë-Prezë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00 dhe zjarrfikëset kanë mbërritur për të shuar flakët.

“Rreth orës 14:00, në Fushë-Prezë, ka rënë zjarr në një servis makinash, ku ka vetëm dëme materiale. Shërbimet e zjarrfikëseve ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit”, ka njoftuar policia.

Ndërkohë grupi hetimor punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vazhdon të qëndrojë në paraburgim gruaja që shkaktoi aksidentin masiv…