Servwer: S’ka gatishmëri nga palët për normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi
Analisti amerikan, Daniel Servwer, ka thënë se s’ka gatishmëri nga palët për normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi.
Ai ka thënë se synimi përfundimtar i dialogut duhet të jetë njohja reciproke, por shtoi se këtë nuk po e sheh të mundshme të ndodh në këtë moment.
Në diskutimin me temën: “E ardhmja e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë: Mundësitë për dinamika të reja dhe ndikimi i zgjedhjeve në BE dhe ShBA”, Server, i cili njeh zhvillimet në Ballkan, ka thënë se për Kosovën dhe rajonin më mirë do të ishte të rrinte presidenti aktuali ShBA-së, Joe Biden sesa të rikthej ish-presidenti Donald Trump.
Pjesë e diskutimit ishte edhe deputetja nga LDK-ja, Dorasa Kica-Xhelili, e cila ka thënë se Serbia ka bërë hapa të vegjël në zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit.
Ndërsa ish-ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka thënë se BE-ja duhet të merr rol më aktiv në dialog.