Eksperti amerikan: Linja ajrore Prishtinë-Beograd, shpresë për dialogun

21 janar 2020 | 12:40

Analisti amerikan, Daniel Serwer, ka thënë se beson se një marrëveshje parimore për krijimin e një linje ajrore midis Prishtinës dhe Beogradit është një shpresë për ripërtëritjen e dialogut.

Ai ka vënë në dukje se qytetarët do të përfitojnë më shumë nga prezantimi i linjës ajrore.

Serweri, i cili është ekspert në Ballkan, ka thënë për “Zërin e Amerikës” se kjo marrëveshje është “impuls i ri” dhe duhet të tejkalojë rrethanat aktuale politike në Kosovë dhe se Beogradi e Prishtina do të kthehen në tryezën e bisedimeve kur të zgjidhet Qeveria e Kosovës.

“Dhe atëherë do të shfaqet një problem i ri – periudha e zgjedhjeve dhe fushata në Serbi. Kjo mund të ngadalësojë të gjithë përparimin më domethënës në bisedimet mes dyja palëve. Gjithashtu, dialogu është një proces i ndërmjetësuar nga Evropa, që përfshin herë pas here amerikanët. i sigurt se një ndërveprim i tillë gjithmonë do të japë rezultatet më të mira”, ka thënë.

“Nëse shkojmë thellë, mund të konkludojmë se marrëveshja është arritur me ndërmjetësimin ekskluzivisht të ShBA-së dhe pa evropianët, në konsultim me NATO-n, duket se nuk kishte asnjë formë të përfshirjes së Bashkimit Evropian, apo një veprim të bashkërenduar nga Amerika dhe BE-ja”, ka thënë më tutje Serweri.

Ai gjithashtu beson se ka pasur një mosmarrëveshje të qartë midis të dërguarit special të ShBA-së për dialogun Beograd-Prishtinë, Richard Grenell, i cili ka marrë pjesë në nënshkrimin e letrës me qëllim për rikthimin e linjës ajrore, me përfaqësuesit e pjesëmarrësve të procesit evropian.

“Dhe çdo rezultat i arritur pandërhyrë në të do të jetë shumë i mirë. Sepse, rryma evropiane ka një qëndrim më të fortë të politikës ndaj Ballkanit”, është shprehur Serweri.

Më tutje, Serweri ka thënë se BE-ja po humb ndikimin në bisedimet midis dy palëve, të cilat i sheh si pasojë e ndikimit të saj dobësues në Ballkan.

Ai ka theksuar se vullneti politik mbetet një faktor kryesor për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse ligjërisht detyruese për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi

Serwer pretendon se marrëveshja që të dy palët kanë arritur nuk përmban asnjë indikacion se Beogradi ka pranuar Pavarësinë e Kosovës.

“Është një dokument që do të hapë rrugën për një jetë më të mirë, lëvizje më të lehtë dhe ndoshta mirëkuptim më të madh reciprok për popujt e të dyja vendeve. Por është gjithçka çështje e vullnetit politik”, është shprehur Serweri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edhe pse Hëna vetë nuk ka atmosferë, ajo ka shumë…